Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Elbasan.
I ndjeri ka rënë nga lartësia, teksa ka qenë duke lyer muret e një ndërtese.
45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda.
Njoftimi i policisë:
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 më lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale M.Z, banues në Durrës.
Rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.
Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.