Mediat raportojnë duke iu referuar policisë se Tom Doshi procedohet penalisht nga blutë e Lezhës pas një konflikti pronësie
Ish-deputeti socialdemokrat Tom Doshi i sanksionuar non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë në një konflikt për cështje pronësie.
Për këtë arsye është proceduar nga Policia e Shkodrës për veprën penale dëmtime të tjera me dashje. Doshi është konfliktuar me dy vëllezër në Velipojë dhe gjatë incidentit Prek Molla ka pësuar lëndime, sipas vna.al.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.
Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike”, njofton policia.
Tom Doshi nuk hyri në parlament edhe pse u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Njoftimi i policisë
Velipojë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.
Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.
Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”. /vna.al