Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për raportin me Ilir Metën dhe situatën politike të krijuar në Partinë e Lirisë. Kryemadhi u shpreh se familja është e panegociueshme, megjithatë shtoi nuk ka komunikuar për çështje politike me Ilir metën.
Kryemadhi: Për mua familja është e shenjtë dhe e panegociueshme. Jeta ime private nuk është interes publik. Ashtu sikurse atë për të cilën përfaqësoj, jap të drejtën të më komentojnë për veprimet politike dhe jo për veprime brenda shtëpisë time. Meta ka zgjedhur një mënyrë reflektimi. Nuk është hera e parë…Të gjithë kemi momente që reflektojnë dhe unë ka momente që dua të jem larg, ndoshta është një vendim që i duhet, të gjithëve na duhet. Sepse kalojmë në faza që reflektojmë.
Keni komunikim me njeri-tjetrin?
Kryemadhi: Jemi njerëz të çuditshëm, mund t’i bëjmë me kodifikime. Nëse do të kem nevojë për të komunikuar i shkruaj, por nuk e kam parë të arsyeshme , për situata shëndetësore. Politikisht sigurisht që jo.
Është ndjerë tek fëmijët?
Kryemadhi: Fëmijët janë të rritur, të dy bashkë me Ilirin jemi krenar për atë që fëmijët tanë përfaqësojnë.