Rai3: Kullat e drogës në Tiranë, rasti Shefqet Kastrati dhe Ervin Mata
Një ndër fokuset e emisionit të emisionit investigativ “Report” në Rai3 mbi Shqipërinë ishte edhe se si vendi është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të mafies me burim trafikun e kokainës.
Emisioni i referohet të dhënave nga BSH, sipas të cilave janë investuar 3.7 miliard dollar për kulla sëfundmi në Shqipëri, ku vetëm 30% e këtyre fondeve janë prej burimeve të verifikueshme, kurse pjesa tjetër dyshohet se ka ardhur prej grupeve kriminale.
Emisioni bën një panoramë të gjerë të kullave në Tiranë, ndërsa fokusohet te dy prej tyre.
E para është kulla DownTown One Tirana, e ndërtuar nga kompania Kastrati Group, ndërsa tjetra është kulla “Ekspozita” që po ndërtohet nga familja Mata, pjesë së cilës është Ervin Mata.
“Kemi hetime të prokrorisë mbi këto kompani që lidhen me pastrimin e parave të mafias. Rasti më i famshëm është ai i grataçielës simbol të Tiranës, më e larta në Shqipëri, Down Town One Tirana e ndërtuar nga familja Kastrati që koncensione rrugësh, aeroportin e Tiranës dhe merr tenderë publik.
Ndërtimi i saj i është dhënë kompanisë Alesio2014, për të cilin prokuroria speciale ka marrë vendim sekuestrimi për shkak të lidhjeve të pronarit me drogë në Spanjë.
Tjetra është kulla “Ekspozita”, e familjes së fuqishme Mata ku Ervin Mata është arratisur në Amerikën Jugore pas hetimeve për trafik droge”, raportojnë gazetarët e Rai3. (Shih KETU minuta 26)
Kryeministri Rama thotë se në fakt kullat nuk po ndërtohen me para krimi, por me paratë që dërgojnë shqiptarët nga jashtë, ndërsa gazetari e ironizon duke pyetur: Edhe Kastrati po ndërton me kursimet e emigrantëve?!
Më tej, gazetarët bëjnë llogaritë dhe rezulton se rreth 2 miliard dollar të investuara në kulla në Tiranë janë para që nuk i dihet burimi, e cila është tepër e madhe dhe rezulton prej burimeve të trafikut. /korrieri