Prokuroria e Tiranës, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve (Arben Meskuti, Ernela Cuberi, Olsi Ibro, Elda Ibro, Ernela Cuberi, Albert Gega, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha Jordisa Metaj, Edmond Mato) dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi (MCA, FINAL dhe ADCA) nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.
8 nga të akuzuarit
Për to, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqwri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarwve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara.
Ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare për shtetasit: A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.
Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.