Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media, por asnjëri nga palët nuk e konfirmoi zyrtarisht.
Kësaj radhe ishte Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Së fundmi Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Por teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-parnteren e tij Xhensilën për shkak të ndarjes së tyre.
Besi gjithashtu është përfolur për lidhjen me ish-konkurrenten e “Përputhen”, por ai e mohoi një gjë të tillë. Megjithatë, Kristiian Boçi, një mik i ngushtë i familjes së Xhensilës dhe Besit, sot ka marrë hapur krahun e mikut të tij, duke i thënë publikisht se e kishte “paralajmëruar për qoftë largun”.
“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, i shkroi Boçi-Besit.
Sakaq, nuk ka munguar as përgjigja e Xhensilës. Kjo e fundit është shfaqur më në formë se kurrë, teksa shfaq linjat seksi me një fustan vezullues, ku krahasohet me “diamant të pathyeshëm”. Postimi i saj ka mbledhur shumë komente. Mesa duket Xhensila po tregon se tashmë ka edhe ajo shoqërinë e saj që i del në krah?!
“Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, shkruan ajo krahas pozave seksi në rrjetet sociale.