Dashuria e Romeo Veshaj dhe Heidi Baçit është vendosur në pikëpyetje jo vetëm nga banorët e BBV, por edhe nga ndjekësit.
Pas përfundimit të spektaklit ka pasur aludime se çifti do t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Por aktori ka shuar dyshimet teksa mbrëmjen e djeshme, një natë pas mbarimit të BBV, ai ka publikuar një foto krah partneres së tij.
Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë pozuar së bashku në ashensor, ku aktori shfaqet duke e përqafuar ndërsa e dashura e tij qëndron me kurriz nga kamera.
FOTOJA ME HEIDIN
Nga ana tjetër Romeo ka reaguar edhe pas zërave se ishte mërzitur me vendin e tretë, duke falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen.
“Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë. Fjeta pak shumë sot, mu desh pak kohë të merrja veten, të them të drejtën. Por kur u zgjova pashë të gjithë mbështetjen tuaj dhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falenderoj më gjithë zemër, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për të gjithë mbështetjen që më keni bërë në këto 4 muaj e gjysmë, për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht, ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falenderoj shumë dhe ju puth. Dua t’ju puth të gjithëve do ta gjej një formë t’ju puth të gjithëve” shprehet Romeo në një video që ka publikuar në rrjetet sociale.