Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati, teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.