Shtetasi rus që u gjet pa shenja jete të shtunën mbrëma në Golem është identifikuar si Valery Urosov.
66-vjeçari, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.
Urosov kishte rreth një vit që jetonte në vendit tonë dhe dispononte leje qëndrimi.
Apartamentin në të cilin jetonte e kishte blerë.
Atij nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup, për të çuar në ndonjë pistë për vrasje, gjithsesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun ekzakt të vdekjes.
Deri më tani mbetet si dyshim, vdekja natyrale.
Trupi është dërguar në Tiranë dhe do të jetë Instituti i Policisë shkencore që do të bëjë autopsinë.