Ndarja më e bujshme në “shoëbizin” shqiptar, mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt vijon të shkaktojë zhurmë.
Së fundi, Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren shkodrane Eli Malaj.
Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky teksti është “tekst shpirti” gjë që duket se nënkupton se mund të jetë një mesazh për këngëtaren me të cilën ka dhe dy fëmijë Ajkën dhe Amenin.
“Nga mosmirenjohja, une ta ktheva shpinen, a do mbash mekatin-a do bash viktimen…”, thuhet mes të tjerash në tekstin e këngës.