Modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sjedini ka dalë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK). Ajo është përfolur gjithmonë se ka qenë në një lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, romancë që nuk është konfirmuar asnjëherë prej saj.
Por faktet flasin ndryshe. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në NewYork. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.
Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.
Pjesë nga dosja:
81 I. Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.
Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS per shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhetuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.
Nga ana e Prokurorise se Posaçme u kerkua ne burimet e hapura per shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase eshte lidhje e shtetasit Leonard Duka.
Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që i është lakuar shumë herë emri për lidhjen me Leonard Dukën, në momentin që ky i fundit është shpallur në kërkim si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.