Një operacion po zhvillohet këtë të martë nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar rreth 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit dhe operacioni po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë-Krujë, Kurbin, Tiranë, Durrës e Vlorë.
Nga SPAK nuk kemi ende një informacion zyrtar mbi rezultatet e operacionit pasi është ende në zhillim, por mësohet se SPAK ka zbardhur disa ngjarje kriminale, vrasje e atentate që nga 2018 pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC dhe EncroChat.
Momentalisht po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te fisi Avdylaj në Shijak, në Tiranë në zonën e Freskut ka pasur gjithashtu kontrolle, në banesat e fisit Duka, të konsideruar si armiq të Ervis Martinajt.
Gazetarja Klodiana Lala tha se aksioni i parë ishte ai në Shijak në fisin Avdylaj.
“Janë lëshuar nga SPAK 50 urdhër-arreste. Nuk ka bilanc të qartë. Operacioni ka nisur sot në orën 3 të mëngjesit. Altin Dumani dhe prokurori Alfred Shehu kanë dhënë urdhra për kontrolle banesash. RENEA është shpërndarë në disa zona të Shqipërisë. Aksioni i parë ka qenë në Shijak tek fisi Avdylaj, pasi disa anëtarë të këtij fisi janë përfshirë në krime. Disa prej emrave janë arrestuar në burgje në Shqipëri dhe jashtë vendit. Ky është ndër operacionet më të rëndësishme në 5 vitet e fundit. Ka urdhër arresti ndaj Durim Bamit. Rezulton se është jashtë Shqipërisë.”– tha Lala e ftuar në programin “Opinion” në “News 24”. Lala e quajti këtë operacion të SPAK-ut si “Goditja e Premier Ligës në krimin e organizuar”, pasi ky është një ndër operacionet më të rëndësishme që janë bërë në të paktën 5 vitet e fundit.
Kështu disa nga personazhet të cilat po synohen të goditen janë vëllezërit Leonard e Erlis Duka (armiq të Ervis Martinaj), Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Burim Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, Mir Brruli kushëriri i Pëllumb Gjokës, ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, i cili është në kërkim, dhe vëllai i tij Xhevi Ndoka, Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca, si dhe Lulzim Berisha ish-kreu i bandës së Durrësit.
Kontrollet e Forcave të RENEA, FNSH, nisën prej orës 03:00 të mëngjesit. Kontrolle kishte edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, i zhdukur që prej gushtit 2022.
Mësohet se në Shkodër është arrestuar Mir Bruli, i cili flitet se ka lidhje miqësore me biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka. Si Gjoka, ashtu edhe Bruli është i dyshuar për disa krime në veri.
Edhe Elvis Doçi, i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një tjetër emër që u arrestua në Shkozet.
Emrat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste
1-Leonard Duka – Tiranë
2- Erlis Duka – Tiranë
3- Astrit Avdylaj – Shijak
4- Altin Avdylaj – Shijak
5- Valter Bami – Krujë
6- Durim Bami – Krujë
7- Endrit Dokle – Durrës
8- Plarent Dervishaj – Durrës
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS-së – Lezhë
10- Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – Lezhë
11- Fatmir Hyseni alias Doçja -Vlorë
12- Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – Fushë Krujë
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS-së, Eduard Ndreca – Lezhë
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS-ë, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkodër
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë