Në kuadër të operacionit të SPAK mësohet se janë vënë në pranga edhe Elvis Ndreca dhe Armando Ndreca, djali i xhaxhait dhe vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca.
Pas arrestimit me bujë disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua nga qelia më 13 prill.
Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi arrest me burg për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.
Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.