Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e dy vajza të reja nga Ukraina janë gjetur të vdekura në kryeqytet, në zonën që njihet si ‘Selvija’. Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe u gjetën të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës. Dëshmia e shoqes së tyre, Yeva Vorona ka hedhur dritë mbi zbardhjen e ngjarjes.
Ajo ka treguar se kanë qenë të treja së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por dy të rejat kanë konsumuar edhe medikamente qetësuese. 21-vjeçarja ka rrëfyer se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia. Sipas dëshmisë, ajo tregon se kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë, dhe më pas ka njoftuar policinë.
“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte. Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo.
Dy ukrainaset, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, që u gjetën një ditë më parë (10 maj) të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës në një apartament në rrugën e Dibrës punonin si punonjëse seksi. Njëra prej tyre kishte dy muaj që kishte ardhur në vendin tonë, ndërsa dy të tjerat rezulton të kenë hyrë në Shqipëri në datën 1 maj. Ndërkohë raportohet se pak ditë më parë ato kishin kërkuar ilaçin Xanax, por farmacistja kishte refuzuar t’ua jepte pa recetë.
Mbidoza e “Xanax”-it dyshohet se është shkaku i vdekjes së tyre. Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.