Gjykata vendosi sot lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe pjesën e mbetur prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.
Avokati i tij, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat, zbuloi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin. “Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju.” ishin fjalët, sipas avokatit Maks Haxhia, me të cilat ai i ishte drejtuar Saimir Tahirit.
Gazetarja Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë. Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në shkodër është liruar me kusht nga burgu i Fierit në fund të muajit prill.
“Safet Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre. Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte.”, pohoi gazetarja.