Stephan Morgenstern, gjermani i konsideruar si “Ujku i Wall Street”, ndodhet në burgjet shqiptare. Ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milion euro. 61-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij Anna Morgenstern, e cila po ashtu ka rënë pre e SPAK, numërojnë një pasuri prej në shumën totale prej rreth 123 milionë euro.
Në sekuestro është vendosur një vilë në Lundër me vlerë 483 mijë euro dhe dy garazhet me vlerë 27 mijë euro. Morgenstern bashkëpunoi me shtetasen Anna Piatkowska-Chmiel dhe shtetasin polak Roman Ziemian duke hapur një sërë kompanish guaskë në Ishujt Marshall, në parajsa fiskale, duke fshehur qindra milionë euro të zhvatura përmes kompanisë FutureNet.
Gjithçka u shkatërrua kur autoritetet polake e shpallën kompaninë një skemë piramidale. Stephen Morgenstern u arrestua në vitin 2022 në Greqi, por autoritetet greke e lanë të lirë ndërsa priste ekstradimin për në Korenë e Jugut.
Morgenstern e shfrytëzoi këtë mundësi për t’u arratisur nga Greqia në Shqipëri.
Sapo ka shkelur në tokën shqiptare, në aeroportin e Rinasit, përsëri rezultoi si i kërkuar ndërkombëtarisht dhe u vu në pranga.