Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK.
Në video ai shihet teksa futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pa dhënë asnjë prononcim për mediat.
Pak ditë më parë ai paralajmëroi se do të paraqitej vetë në Prokurori dhe do të dorëzonte dosjet për të gjitha çështjet, përfshirë inceneratorin dhe atë ‘5D’.