Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.
GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokën analist i njohur sportiv dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut.
Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish-zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.
Kush është Dritan Stoka analist i njohur sportiv dhe ish-punonjës i Kadastrës
Dritan Stoka është një analist sportiv dhe tifozi i zjarrtë i Partizanit.
Stoka është akuzuar nga Partia e Lirisë (ish-LSI dikur) se ka blerë vota në zonën e Bërxullës kur ka qenë, punonjës i ALUIZNI-t.
Momenti i shoqërimit të Dritan Stokës nga policia
I ftuar në një emsion televiziv, në një përballje me Gabriela Arapin, tifozi i zjarrtë i Partizanit, Dritan Stoka është shprehur se deri më tani të dashurat e tij kanë qenë materialiste dhe se kërkonte që një femër të lajë, gatuajë dhe të punojë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.
Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:
S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.
Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.