Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, është pyetur nga gazetarët e pranishëm, se mos ndoshta historia mes tij dhe Kryemadhit po bëhet në kuadër të lojës për të marrë vëmendje.
Meta u përgjigj, se këtu nuk ka asnjë lojë, ose loja është e hapur.
Meta: Ju niseni nga filmi “Operacioni i Zjarrit”, apo keni ndonjë të dhënë nga grupi i zjarrit?
Në të gjithë këto ndryshime që po bën PL, nga ana e Ilir Metës dhe PL nuk ka asnjë lojë. Ose loja është e hapur në kuptimin që ne kemi një program të qartë, unë Ilir Meta, aktualisht kryetar i PL, kandidat për president i PL nëse behen ndryshimet statutore. Kam një program të qartë me 5 prioritete për 4 milion shqiptare. Kam një ekip shumë të qartë. Në planin financiar, kam një ekspertët më të mirë të financive siç është Petraq Milo.
Kemi ekspertët më të mirë politikën e jashtme, që nga ambasadori si Agim Nesho. Kemi njerëz me një eksperiencë të lavdueshme qeverisëse, sic është Haxhinasko.
Kemi figura të reja që rriten çdo ditë, siç është kandidatja për zv.presidente siç është, Erisa Xhixho.