Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi edhe SPAK-un, duke thënë që të mos përdorë njerëz të dobët në PL kundër tij.
Meta u shpreh që SPAK-u “le të hetojë kë të dojë”, madje the që le të “sekuestrojë edhe shtëpi e vila”.
“Për SPAK-un kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu dhe do jetë këtu. Edhe në ‘92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon.
SPAK-u torollaku të hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të dojë. SPAK-u torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdorë ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.
Shtëpi e vila të shkojnë ti sekuestrojnë. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do vë një krevat te shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë.
Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?
Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës..
Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën, sepse Ramën e ka paralajmëruar drejtori 9 prokurimeve me firmë dhe vulë”, tha Meta.