Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.
Sipas informacioneve, trupi i emigrantit u konstatua nga banorët e fshatit të cilët më pas njoftuan policinë.
Ekspertet mjeko-ligjore që këqyrën trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet që emigranti i cili është në një moshë të re të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.
Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.