Infuencerja nga Shkodra, Klevisa Ymeri është dënuar me masën e paraburgimit një muaj për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale në Kroaci, ku humbën jetën vëlla e motër.
Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në rrugën D-8, në zonën e Ratacit afërSllanos.
Ymeri ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve që kanë humbur jetën në vendngjarje.
Por kush është Klevisa Ymeri:
29-vjeçarja është njohur në rrjete sociale, ku ka një sërë profilesh në rrjete sociale, ku bën foto dhe video dhe jep këshilla për grimin. Ajo kishte 33,000 ndjekës në TikTok dhe pothuajse 14,000 në Instagram, por profilet e saj aktualisht janë të mbyllura.
Përveç rrjeteve sociale, ku publikon foto/video nga jeta luksoze që bën, e reja shqiptare njihet edhe për surprizën që në vitin 2022 i bëri mikut të saj në burgun e Trentos në Itali.
Ajo së bashku me disa shqiptarë të tjerë, surprizuan të burgosurin për ditëlindje me fishekzjarre dhe altoparlant.
“Duam t’i tregonim se jemi pranë tij pavarësisht gjithçka. Ideja ishte e imja dhe e vëllait të tij. Ikëm sepse nuk e dinim nëse ishte e ligjshme. Është burg i sigurisë maksimale dhe zhurma të tilla mund të shkaktojnë probleme. Prandaj kemi shpëtuar”, shpjegoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Klevisa përballet me ligjin, pasi burime bëjnë me dije se në vitin 2017 gjatë periudhës që qëndronte në Francë, u arrestua për trafik droge së bashku me një person tjetër. Djali që e shoqëronte u dënua, ndërsa Klevisa u lirua pas disa muajsh dhe u soll në Shqipëri. Pas Francës destinacioni që Klevisa zgjodhi të shpërngulej ishte Italia.
Nuk dihet nëse do të shpëtojë edhe këtë herë ‘paq’ pasi Viktor Xherek, vëllai i Stjepanit dhe Katarinës, të cilët humbën jetën një këtë aksident, ka treguar se si ndihet pas tragjedisë dhe kërkon ndihmë që ngjarja të dënohet.
“Nuk duam që tragjedia e familjes sonë të jetë e kotë, kemi nevojë për ndihmën e publikut për të ndërgjegjësuar problemin, e njëjta gjë ndodh gjatë gjithë kohës në rrugët tona. Vëllai dhe motra ime nuk janë të vetmit që kanë vdekur, por le të jenë të fundit”, tha ai./Dubrovnik INsider