Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka marrë në mbrojtje deputeten socialiste Olta Xhaçkës, teksa në Kuvend diskutohet mandati i saj.
Kryemadhi tha se Xhaçka është viktimë e drejtësisë me regji, që këtë herë kërkon një çështje të re, për të larguar vëmendjen nga inceneratorët.
“Më vjen keq si grua që ne gratë përdoremi si mish për top për burrat. Por karma is a bitch Olta, dhe ç’të mbjellim do të korrim”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë se ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kanë përfunduar në SPAK, pasi janë kallëzuar për fshehje të ardhurash, në një kohë kur kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për operacione plastike jashtë vendit.