Blerina Gjylameti paguhet nga Shkelzen Berisha , gazetari nxjerr faktet
Pak ditë më parë, Top Channel raportoi se një propozim i socialistëve në Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave, njohur si TIMS do të shpëtonte Sali Berishën nga arresti shtëpiak, ta rikthente atë në Kuvend dhe me gjasë ta shpëtojë nga djegia e mandatit të deputetit, që ndodh nëse ai nuk paraqitet për gjashtë muaj me radhë.
Top Channel raportoi për propozimin e bërë nga Blerina Gjylameti, që në listë e dëshmitarëve të ishte edhe ish-Kryeministri.
Por, në mbledhjen pasardhëse, Gjylameti u tërhoq nga ky propozim, duke u justifikuar se kishte bërë ironi gjatë mbledhjes, madje duke hedhur edhe dyshime ndaj administratës së Kuvendit për falsifikim të procesverbalit.
Megjithatë, ironi, shaka apo jo, propozimi i Gjylametit ushqeu edhe më tej dyshimet se elementë brenda socialistëve po sabotojnë vijën e kuqe të vendosur nga Edi Rama për të mos bashkëpunuar me ‘non gratat’.
Analisti Mero Baze thotë në një shkrim të tijin se “nuk ka ndonjë recetë se me kë mund të bien në dashuri deputet të veçantë socialistë, por ka dhe duhet të ketë një vijë qëndrimi politik rreth bashkëpunimit me partinë e “non grata” dhe ajo vijë nuk duhet shkelur, pavarësisht se mund të të pëlqej Gazmend Bardhi, se mund ta kesh inat Alibeaj se nuk të flet në kafe, apo se nuk të duket djalë i keq Shkëlzeni kur të bën ndonjë pagesë tek biznesi familjar”.
Politika e një partie të madhe në pushtet, vijon ai, nuk është çështje preferencash personale. Ajo ka përgjegjësinë e partisë në pushtet dhe për më tepër në një betejë me elementët antiperëndimorë të Shqipërisë, ajo ka dhe detyrimin të mos ta relativzoj vijën e kuqe të mosbashkëpunimit me ta, për asnjë arsye.
Por, çfarë preference mund të ketë deputetja socialiste, Blerina Gjylameti me Sali Berishën?
Një përgjigje e ka dhënë Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët që më 13 dhjetor të vitit 2021, dy ditë pasi Berisha mbajti në stadiumin ‘Air Albania’ Kuvendin kombëtar të Rithemelimit.
“Blerina Gjylameti, dy javë më parë i thotë Enkelejd Alibeaj deri më 11 do të jesh ti kryetar i komisionit hetimor.
Bashkëshorti, Kostika është aksioner, apo menaxher, në një kompani e cila në bashkëpunim me një kompani tjetër kanë sjellë nga italia një skelë gjithë ato gjëra që patë në arenën e hajnisë, që kushton zoti e di se sa lekë…”, deklaronte Basha.
Sipas kësaj deklarate të Bashës, preferenca nuk qenka edhe aq personale se sa interes i ngushtë familjar për të mbushur xhepat nga Rithemelimi. /korrieri