Megi Pojani është padyshim një nga emrat më të lakuar e më të pëlqyer të ekranit.
Në podcatin e saj “Me kast” së bashku me të motrat, Megi ka treguar historinë që i ka shenjuar fillimet e saj në ‘botën’ e medias dhe showbizit, kur asokohe 20 vjeç punonte për Dalina Buzin në “Anabel”.
Moderatorja ka treguar se si ishte ‘nënçmuar’ dhe ulur si figurë dhe si njeri, me etiketime si k*rvë për një fustan të markës ‘Balmain’, të cilin vet ia kishin dhënë t’a vishte në xhirimet e miniserive që jepeshin në Youtube dikur e më pas e kishin ‘kryqëzuar’ pse e kishte postuar një foto me atë fustan ne Instagram.
‘Është një nga gjërat më shënjuese që mua më ka ndodhur, dhe akoma nuk arrij ta kuptoj arsyen pse. Fustani mu dha për të bërë xhirimet e serialit, në kompaninë që unë punoja, ka qenë një dyqan i dorës së dytë, që rishiten rroba shumë të shtrenjta që mund të jenë veshur vetëm njëherë. Më dhanë këtë fustanin që mua më emocionoi, ishte si i bërë për mua, e vesha dhe e hodha një foto në Instagram në sheshxhirim.
Më bie telefoni, dhe më vjen një bisedë shumë agresive nga ish-shefja ime, që më thotë se kush do ta blejë më atë fustan tani. Të nesërmen shkoj në punë, marr vesh që në mëngjes ajo kishte bërë skandal në zyrën ngjitur, fustani shitej me një vlerë 750 euro. Pronarja e fustanit kishte shkuar dhe kishte bërë skandal edhe ajo, kishte thënë pse fustani im vishet nga k*rvat. Tani pranoj çdo etiketim që më bëhet, por atëherë jo se nuk kam qenë personazh publik”, shprehet Megi. Ndërsa shton që ishte detyruar që të blinte vetë fustanin, edhe pse asokohe paguhej me një rrogë prej 350 mijë lekësh të vjetra.
Të njëjtin fustan, Megi tashmë ka vendosur që ta dhurojë për një nga ndjekëset e emisionit të saj.
Lidhur me këtë histori që Megi tregoi, ka reaguar edhe vet Dalina duke ‘ironizuar’ Megin, ndërsa shprehet se ‘ajo është duke ngrënë creme brulée, ndërsa të tjerët të hanë m*tin e vet’.