Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në Terviso të Italisë.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është 40-vjeçari Saimir Gjinika, i cili banonte në San Biagio. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’.
Edhe pse shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve.