Një askident tragjik i ka marrë jetën një 32-vjeçari me origjinë shqiptare në zonën e Breshias në Itali. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona të tjerë.
Viktima mësohet se është Ruben Wlodkowski, 32-vjeç me origjinë shqiptare i lindur në Peschiera, në provincën e Veronës.
Gjashtë personat e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, një djalë 16 vjeç, një djalë 28 vjeç, një vajzë 34 vjeç, dy gra 41 dhe 73 vjeç dhe një burrë 47 vjeç.
Po ashtu, në mjet me 32-vjeçarin shqiptar ka qenë edhe një grua, e cila raportohet se ka mbetur e plagosur rëndë.
Mësohet se shqiptari ka qenë shoferi i një automjeti tip “Porsche”, e cila duke ecur me shpejtësi të madhe, goditi makina të tjera dhe më pas përfundoi në anë të rrugës, duke u përplasur me një pemë.
Përplasja ka qenë fatale për të riun me origjinë shqiptare, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor në spital.