“Secret garden” nuk është më një kopësht sekret! Të paktën për institucionet ligjzbatuese. Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës konfiskoi 7 vila të ndërtuara pa leje në zonën e Mulletit në Tiranë, duke zbuluar edhe pronarin e tyre. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Oranews” se pas tyre qëndron emri i një personazhi të njohur të botës së krimit, i cili ka investuar në ndërtimin e pronave që tashmë janë vendosur në sekuestro preventive.
“Bëhet fjalë për Eduard alias Edison Dushkun, që në Tiranë njihet si “Edi i Saukut”, i sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës, dyshohet se qëndron si pronari në hije i këtij investimi në periferinë e Tiranës,”-shkruan gazetari.
Lidhja mes Eduard/Edison Dushkut dhe pronave u bë përmes bashkëshortes së tij, Dorinës, e cila ishte në mesin e të pandehurve të Prokurorisë së Tiranës.
“Arkitektët Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, së bashku me: Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Mehmet Durishti, Tefta Visha, Dorina Dushku, Arblin Harizi dhe Gani Moka; kishin përdorur dokumenta të rreme për t’i pajisur me leje ndërtimi, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Në zonen e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë,”-shkruhej në njoftimin e Prokurorisë.
HARTA
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “BoldNeës” aplikimi për ndërtimet është bërë në emër të Manush Teqjas me prentendimin se godina e tij në Petrelë ishte dëmtuar në nivelin DS5 dhe duhej rindërtuar. Me procedurat e aplikimiet është marrë arkitekti Armand Prelezi. Kërkesa u miratua dhe kështu nisi puna për atë që duhet të ishte rindërtimi i një godinë dhe jo ngritja e 7 vilave 2-katëshe.
Të dhënat e pasqyruara në relacione nga arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet e bëra pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndryshe nga sa është deklaruar, pronat janë ngitur pranë pyllit, në kundërshtim me ligjin. Pra grupi ka tjetërsuar fondin pyjor të bashkisë së Tiranës dhe ka ndërtuar pa leje. Por tani, Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimit të saj, ka marrë një shkresë nga Instituti i Ndërtimit në qershor 2023, në të cilën thuhet se nuk rezulton të ketë kryer asnjë inspektim në prona apo në emër të Manush Teqjas. Duke qenë se në një rast dokumenti del i falsifikuar, Prokuroria kërkoi informacione edhe për Arblin Harizin, Abaz Teqjan dhe Florian Zelën, që gjithashtu kanë pasur leje për rindërtim. Të gjithë në të njëjtën zonë. Edhe në rastin e tyre nuk ka pasur asnjë inspektim.
Por ndërtimet ishin bërë dhe dy arkitekët Armand Prelezi dhe Klevis Bregu kishin ndryshuar koordinatët e ndërtimit dhe volumin e vilave në kate dhe sipërfaqe.
Ndërkohë që ishte marrë leja për rindërtim, nga ana tjetër Gani Moka, administrator dhe ortak i i kompanisë “Certi VV South Balkans”, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14 prill 2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, atje ku në fakt janë ngritur 7 vilat. 4 vite më vonë, në fillim të janarit 2023, kur godinat e reja thuajse kishin përfunduar, në Komisariatin nr.1 bëhet denoncimi i parë për “Secret Residence”. Më pas, u listuan edhe disa kallazime të tjera, që përfunduan në duart e tre prokurorëve të ndryshëm: Arenc Çela, Erjon Imeraj dhe Ndini Tavani. Me gjetjet e hetimeve, tani dosja është bashkuar në një të vetme.
Por kush është Eduard Dushku?
48-vjeçari ka një “karrierë” të pasur kriminale. Herën e fundit që u vendos në pranga ishte viti 2018, pasi supozohej të mos dilte nga shtëpia pasi ishte lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por urdhërin e dhënë e shkeli, e madje doli me një pistoletë “TT”, bashkë me një krehër me 8 fishekë. Para 2018 ishte arrestuar më 5 shtator 2017, pasi u provua se ai ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Gjatë vitit 2014 dhe 2015, ai doli se ishte autori për vendosje eksplozivi në një lokal dhe djegien e një makine. Ndërsa më herët ishte arrestuar si i përfshirë në një vrasje të ndodhur me 22 gusht të vitit 2011, në afërsi të zonës së Sanatoriumit, por për ngjarjen bëri vetëm 2 vite burg.
Si ndodhi vrasja?
Më 22 gusht të vitit 2011, ai qëlloi për vdekje një 49-vjeçar, Abdulla Vrapin, i cili mori 5 plumba duke i shpëtuar jetën të birit, Albertit. E gjitha nisi me një gërvishtje makinash, ngjarje që u agravua në një përleshje fikzike gjatë së cilës u përdorën shkopinj bejsbolli dhe zinxhirë, në fund, edhe arma e zjarit që i mori jetën 42-vjeçrit. Për ngjarjen, fillimisht u arrestua Indrit Tresa, kushëriri i Eduart Dushkut, por ishte djali i viktimës, i cili gjatë dëshmisë së tij tha se autori i vërtetë i ngjarjes ishte Dushku.
“Ata ishin gjashtë veta, mesa mbaj mend. Por armën nuk e ka shkrepur Indriti, sepse po e shihja shumë mirë se çfarë kishte në dorë. Armën e shkrepi kushëriri i tij. Pastaj ia mori Indriti nga dora dhe u larguan, në kohën kur ne po i flisnim babait,”-deklaronte asokohe djali i viktimës.
Policia identifikoi e shpalli në kërkim edhe Eduart Dushkun, i cili u arrestua 7 muaj më pas. Por vuajti vetëm 2 vite pas hekurave të burgut.
Eduart Dushku njihet si pronar i një prej linjave të autobusëve urban që lidhin Tiranën me Lagjen e “Collakëve”, pranë Farkës.