![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/03/640-0-try4r5huj5jj-1711483836.png)
Me kërkesë të Gjykatës së Apelit në Elbasan nis rindërtimi i skenës së krimit për ngjarjen e prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Gjykata u kërkoi ekspertëve rindërtimin e vendit të ngjarjes, ndërsa këta të fundit kërkuan angazhimin maksimal te policisë se Elbasanit për të bërë të mundur rindërtimin e skenës së krimit.
Policia e Elbasanit ka nisur këtë mbrëmje vendosjen e shiritëve rrethues dhe ndalimin e parkimit për tu lënë ekspertëve hapësirë të punojnë. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.
Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes.