Me nisjen e javës do të nisin edhe reshjet e shiut! Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të sjellë shiun. Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën me dije se java do të nisë me intenistet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit. Priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ndërsa reshje të dobëta priten në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Por po ashtu, nuk do të mundojnë as reshjet e dëborës në veri dhe verilindje-juglindje. Dëbora do të bjerë të ditën e hënë dhe të enjte. Të premten, rikthehen orët me diell.
Temperaturat do të variojnë në bregdet: 10/16 °C; në vendet e ulëta: 9/16 °C; ndërsa në vendet malore: 2/11 °C.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë. Problematike parashikohet të jetë dita e mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s, që do të shkaktojë në dete të forcës 4-6 ballë.