Cigaret elektronike mund të mos jenë aq të padëmshme sa mendohej pasi një studim i ri ka treguar se njerëzit pësojnë ndryshime të ngjashme në ADN-në e tyre si duhanpirësit që zhvillojnë kancer. Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se përdoruesit e vape-ve dhe duhanpirësit e cigareve kishin ndryshime të ngjashme në ADN-në e qelizave në gojën.
Hulumtimi i fundit nuk vërteton se vape konsiderohet më i sigurt se pirja klasike e duhanit. Studimi, i publikuar në Cancer Research, studioi ADN-në nga më shumë se 3,500 njerëz.
Dr Chiara Herzog shtoi: “Ndërsa konsensusi shkencor është se cigaret elektronike janë më të sigurta se pirja e duhanit, ne nuk mund të supozojmë se ato janë plotësisht të sigurta për tu përdorur dhe është e rëndësishme të eksplorojmë rreziqet e tyre të mundshme afatgjata dhe lidhjet me kancerin”.
Ndërsa Dr Ian Walker, drejtor ekzekutiv i politikave në Cancer Research UK, tha: “Ky studim kontribuon në të kuptuarit tonë të cigareve elektronike, por nuk tregon se cigaret elektronike shkaktojnë kancer. Dekada kërkimore kanë vërtetuar lidhjen midis pirjes së duhanit dhe kancerit, dhe studimet deri më tani kanë treguar se cigaret elektronike janë shumë më pak të dëmshme se duhani dhe mund t’i ndihmojnë njerëzit ta lënë atë. Megjithatë, ky punim thekson se cigaret elektronike nuk janë pa rrezik, dhe kështu ne kemi nevojë për studime shtesë për të zbuluar ndikimet e tyre të mundshme afatgjata në shëndetin e njeriut”.