Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtjas që u ekzekutua më 15 Mars 2024 në oborrin e shtëpisë së tij, thotë se me Valter Bamin djali i tij nuk ka pasur probleme.
Valter Bami ka qenë një nga të shoqëruarit e policisë kur në Korrik 2023 u vra kunati i Gentian Bejtjas në atentatin që ishte planifikuar për këtë të fundit.
Por i ati i Gentian Bejtjas, thotë në një intervistë për emisionin Uniko në Klan Plus se me Valter Bamin djali i tij nuk ka patur konflikt. Sipas tij, Valter Bami preu në besë shokun e tij Enver Stafuka. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej vitit 2015 kur u rrëmbye. Në momentin e rrëmbimit, Stafuka ka qenë në tavolinë me Gentian Bejtjan dhe Valter Bamin.
Çfarë konflikti ka pasur me Valter Bamin?
Gani Bejtja: Asnjë konflikt. Asnjë konflikt me Valter Bamin, u prish se na preu në besë, e ka prerë në besë shokun e vet Enver Stafukën. Kanë qenë në tavolinë, edhe kanë dashur t’ja lënë që e ka prerë Genti.
Kështu kanë dashur ta lënë?
Gani Bejtja: Po, t’ja linin Gentit tim.
Dhe që nga ai moment nuk kanë folur?
Gani Bejtja: Nuk kanë shkuar më me të.
Kanë pasur konflikte më me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarje?
Gani Bejtja: Jo.
Me Durim Bamin?
Gani Bejtja: Jo, jo.
A është e vërtetë që një ditë apo disa ditë pas rrëmbimit të Enver Stafukës kanë tentuar të rrëmbejnë dhe djalin tuaj?
Gani Bejtja: Jo, jo.
***
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në 2016, babai zbulon ngjarjen: Tritolin në makinë ia vendosi Durim Bami
Katër atentate ndaj Gentian Bejtjas në harkun kohor të 8 viteve. I fundit më 25 Mars 2024, kur dhe e vranë në oborrin e shtëpisë së tij.
43-vjeçari nga Fushë-Kruja kërkohej me çdo kusht që të vritej. Mister mbeten shkaqet dhe autorët.
Babai i Gentian Bejtja, Gani Bejtja ka zbuluar edhe ngjarjen e vitit 2016, kur në makinën Volkswagen Tuareg të Gentianit shpërtheu lëndë eksplozive.
Vetë Gentian Bejtja shpëtoi duke mbetur i plagosur lehtë. Ndërsa 2 persona u arrestuan në atë kohë.
Sipas babait të Gentian Bejtjas, tritoli në makinë ishte vendosur me porosi të Durim Bamit. Këtë, familjes Bejtja, ua kishte pohuar vetë Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.
U mësua se për cilin motiv e kishin bërë në 2016?
Gani Bejtja: Ata e kanë pranuar, e ka bërë Durim Bami. Na ka çuar njerëz. Ka ardhur vetë Valter Bami ka thënë..ka folur për vëllai e vetë. I ka thënë për Durimin. I ka thënë na ka prerë në besë.
Kush ju ka prerë në besë?
Gani Bejtja: Ja ka bërë ky vetë, Durimi ia ka bërë atentatin. Ka çuar këta, i ka paguar. Tani ka çuar njerëz Valteri ku ka dalë nga burgu. Kishte çuar njërin këtu, çfarë do që të bëj be, si të duash ti se unë s’kam hak e hile. I ka thënë Genti nuk kam dyshim tek ti, nuk kam asnjë gjë më ty. As kam folur, as të kam raportuar. Nuk e kemi raportuar.
Pra ju ka çuar fjalë që nuk ka lidhje te atentati i fundit?
Gani Bejtja: Po.