Haxhi Dede Edmond Brahimaj ose Baba Mondi, kryegjysh i bektashive dhe sufive në Tiranë dhe Ballkan ishte i ftuar në “E diell”.Kreu i Bektashinjve tregoi etapat e jetës së tij të vështirë, fëmijëria, ushtria, dhe feja.
“Unë vij nga prindër nga Brataj i Vlorës. Prindërit u njohën në fshat me mblesëri. Janë martuar të rinj 17 me 19 vjeç. Nuk po krijonin dot familje dhe erdhi Dede Ahmeti, kryegjyshi botëror i bektashinjve i cili bëri një lutje të veçantë dhe më ka dhënë mua dhe pastaj tre të tjerë. Kujtonin se nuk do lindte nëna ime, por fuqia e zotit është fuqia më e madhe. Ne tani jemi tre fëmijë, një motër na e kanë djegur në 1976-ën, në Tiranë të Re. Babi im ka qenë krahu i djathtë i Dede Ahmetit, i kanë shërbyer në kohën kur u mbyll feja dhe ata e bënë nga inati”, tregon Baba Mondi.
Si j’ua jepnin prindërit edukimin për fenë?
“Prindërit nuk flisnin por ardhja e Dede Ahmetit në shtëpinë time, ka lënë një sahat që unë e kam lënë në muze. Habetsha kur lexoja dhe i thosha nënës, dhe më thoshte ‘prit të keqen nëna se nuk është koha’. Shtëpia ime ka qenë shtëpia bazë e asaj kohë, ka mbështjellë të gjitha librt e besimit. Kishim hall mos digjeshin, por zoti i shpëti. I vunë zjarrin shtëpisë, motra ime u asfiksua, njerëzsit kujtonin se po ziheshim”, thotë ai.
Baba Modi flet edhe për periudhën kur ka studiuar për ushtarak dhe më pas u bë oficer. Kjo zgjedhje thotë ai u bë sepse “kur mbaron klasën e 8-t, një nga ne merrte të drejtë bursë. Duke më ccuar mua në ushtri, merrte bursë vëllai ose motre.”
“Unë jam ushtarak jam topograf, marr vesh. Kam kaluar një rini të vështirë dhe të rëndë”, shprehet Baba Mondi.