Bardhi ka publikuar një foto të tregon se nëna e tij ka pasur probleme shëndetësore, dhe se kjo ka qenë arsyeja e vërtetë që la garën e Big Brother Albania Vip 3.
Më herët u aludua shumë se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë, por është vetë këngëtari që e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Ai ka publikuar foton e nënës së tij në shtratin e spitalit, teksa thotë se qëndron pranë saj në çdo rrethanë.
Për fat të mirë, nga ajo që shkruan këngëtari, nëna e tij nuk ka shqetësime serioze.
Mesazhi i Bardhit:
Pranë teje në krejtë rrethanat, ti je arsyeja me krejtë meritat për djalin që une jom! I lumtur që je më mirë! Falenderues për krejt njerëzit që m’kan shkru për gjendjen shëndetësore të nanës! Kërkoj falje për krejtë ata adhurues që u dëshpruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të dites shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe!
Shihemi shumë shpejtë!