Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Prrenjas, ku një kamion, përplasi një automjet ku udhëtonin një çift nga Gjermania, turistë. Kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)
Deri më tani dyshohet se shkak është bërë rrëshkitja e kamionit, që më pas ka përplasur me pjesën e pasme makinën ku udhëtonin dy turistët.
Gjithashtu, dyshohet se rrëshkitja e kamionit ka ardhur si pasojë e vajit të hedhur në rrugë, që Korrieri e ka ngritur shumë herë sishqetësim.
Pronarët e serviseve dhe karrotreceve dyshohet se hedhin vaj në rrugë, me qëllim që të shkaktohen sa më shumë aksidente dhe kështu do kenë më shumë punë.
Megjithatë, pavarësisht denoncimeve të shumta, policia ka kyçur gojën dhe nuk ka dhënë asnjëherë një version të ngjarjes.