Në protestën e sotme të opozitës që do të mbahet në Tiranë, nuk do të jenë të pranishëm Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët raportohet se ndodhen jashtë vendi për arsye personale.
Ndërkohë që sa i takon fjalimeve që do të mbahen në protestën e sotme, ato do të kenë disa protagonistë nga Sali Berisha, i cili do t’i drejtohet mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i tij, te Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe aleatët e tjerë në opozitë.
Në terren do të jenë 1100 efektivë, përfshirë ata të policisë, nga FNSH, nga Shqiponja, Garda dhe RENEA. Për monitorimin e protestës nga brenda do të përdoren edhe agjentë civilë.
Kujtojmë se në të gjithë Bulevardin janë vendosur kamera me rezolucion të lartë dhe Kryeministria me dyer të blinduara