Pëllumb Suçi, 41 vjeç është vënë në prangat e Policisë këtë të dielë pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik droge. Sipas Policisë, 41-vjeçari, banues në Kamëz ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Në vitin 2022, Suçi në bashkëpunim me disa persona të tjerë krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme. Pritet ekstradimi i tij në Itali.