Policia ka dhënë një njoftim paraprak për plagosjen e pak çasteve më parë në Tiranë.
Sipas policisë, tek Rruga e Elbasanit, fqinji ka plagosur fqinjin, Xhevahir Kalavarin, me armë në këmbë.
I plagosuri, Xhevahir Kolaveri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.