Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve që në mënyrë anonime të kenë mundësinë të bëjnë pyetje për njëri-tjetrin, gjithmonë në kuadër të lojës brenda shtëpisë së Big Brother.
Por një pyetje, autori/ja e së cilës nuk dihet ka mërzitur Ilnisën. Ajo u pyet nëse për të shkuar në finale do të bënte seks në shtëpi. Sipas saj, kjo është një pyetje skandaloze dhe refuzoi që t’i përgjigjej. Ndërsa Meritoni la lojën.
Ilnisa: Refuzoj në mënyrën kategorike për tiu përgjigjur për llojin dhe nivelin e pyetjes dhe mendoja se në këtë moment pyetjet do të ishin për lojën. Kjo është skandaloze dhe është e mjerë mënyra sesi mendoni.