Aeroporti i Kuçovës tashmë do të funksionojë si bazë e Aleancës së Atlantikt Verior (NATO).
Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi dje gjatë vizitës në Tiranë se punimet për rikonstruksionin e saj janë drejt fundit dhe baza e re e NATO-s në Kuçovë pritet të inaugurohet muajin e ardhshëm.
Baza nuk do të jetë gjatë gjithë kohës operacionale, por do të funksionojë si bazë rezervë, kryesisht logjistike e NATO-s.
Pranë saj raportohet se është instaluar edhe sistemi amerikan i mbrojtjes “Patriot”.
Nga pamjet duken zona të fortifikuara, pistë e re dhe rrugë të shtruara që të çojnë drejt vendit mes kodrave ku ruhen avionët “Mig”, dikur krenaria e forcave ajrore shqiptare.