Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur dyshime të tjera në lidhje me deklaratat ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili tha në një intervistë të pak ditëve më parë se “shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit”.
Sali Berisha: Llahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë, mund të lidhet me firmosje të vendosura në dokumente me revole të vëna pas kokës, që ne nuk dimë asgjë. Ajo mund të lidhet me kontot bankare të mbi 100 milion eurosh të Ramës dhe Veliajt, që ai si ministër i financave i ka ditur.
Çdo komb evropian do ja nxirrte prej hundësh brenda 24 orëve veprimet e llahtarshme të kryeministrit të denoncuara nga zëvendësi i tij. O sot o kurrë, 20 shkurti është dita jonë, është dita e fitores. Çfarë lloj proteste do zhvillohej në Europë që edhe pas kësaj akuze të tmerrshme, kryeministri dhe anëtarë të organizatës kriminale do zbatonin kodi i mafias.
Sot është dita e nëntë që Edi Rama ka folur nga mëngjesi deri në darke për tokën qiellin, hënën dhe diellin, por nuk ka folur një fjalë të vetme për veprim e llahtarshme që e akuzoj Arben Ahmetaj. Nuk ka folur për kërcënimet mafioze që i ka bërë zëvendësit të tij, ska fol për vjedhjen e shekullit.