“Të kërkova letrat jo këto” Rryshfet 200 mijë lekë policit, arrestohet Alba Kekezi dhe Edmond Dumi në Tiranë
Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.
Sipas TCH, një ndër to ka qenë edhe një grua e identifikuar si Alba Kekezi, e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Ajo ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.
Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat.
Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.
Shiko i VIDEO
Siç zbuloi policia pas verifikimit të dokumenteve dhe atij fizik, rezulton se Kekezi është kapur duke drejtuar makinën pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin si edhe pa kontroll teknik.
Polici: Po këto për çfarë mi dhe?
Alba Kekezi: Për të pirë një kafe.
Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.
Po ashtu, policia ka arrestuar edhe Edmond Dumin që sipas policisë ofroi 500 mijë lekë të vjetra rryshfet për të mos u penalizuar.
Njoftimi i policisë
Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.
Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën. korrieri