Forcat RENEA po zhvillojnë një stërvitje testuese në Dubai. Gjashtë efektivë të RENEA-s u bënë pjesë e garës “Swat Challenge”.
Deri më tani janë zhvilluar dy faza të testimit. E para për të treguar aftësitë në shpëtimin e oficerëve.
Forcat RENEA do të testohen në 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.
Në këtë garë do të ndahen edhe çmime për forcat speciale që marrin më shumë pikë nga këto gara.
Çmimi i parë përfiton 80 mijë USD, i dyti 40 mijë USD dhe i treti 30 mijë USD.