Pak minuta pasi dy gra, nënë e bijë u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Korçë, detaje të tjera kanë dalë në dritë.
Eleni Vangjeli 74 vjeç dhe Ornela Vangjeli54 vjeç, jetonin bashkë në këtë banesë, ndërsa e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj.
Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda.
Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza. Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.