Është arrestuar një 30-vjeçar i cili ka shitur në rrugë ora dhe sende të tjera metë markave të shtrenjta me çmimi fiktive.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku”, Tiranë, dhe u vu në pranga personi Xh. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta.
Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky qytetar me çmime fiktive dhe pa fatura.