Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Ai është Lorenzo Pjetrushi. I riu ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale.
“Sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.