Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, që është në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, është paraqitur në SPAK. Vetë Lici deklaroi para gazetarëve se ishte thirrur si një person që kishte dijeni për një ngjarje.
“Nuk mund t’ju shpjegoj ju përse më thirrën. Nuk kishte lidhje me Metamorfozën. Nuk po hetohem. Jam një person që mund të kem dijeni për diçka,”- tha Lici para kamerave.
Ibrahim Lici përmendej në dosjen “Metaforfoza”, ku Behar Bajri thurrte plane për ta ekzekutuar. Fici Lici është i njohur në Shkodër për një seri ngjarjes kriminale, në përplasje me bandat kundërshtare, kryesisht atë të Bajrajve.