Një biznesmen nga Kosova, Musah Hamiti është zhdukur që prej 10 janarit të këtij viti, një ditë pasi ishte liruar nga burgu.
Me vete ka pasur dhe 80 mijë franga. Në pranga si të dyshuara se kanë informacion lidhur me zhdukjen e Hamitit janë vënë dy vajza nga Shqipëria, Silvana Dulellari dhe Marinela Markoviç.
Markoviç tregoi se biznesmeni kishte pasur probleme me një vajzë me të cilën kishte qenë i lidhur më herët, për çështje parash. Silvana Dulellari dhe Marinela Markoviç dyshohen për rrëmbim dhe rrezikojnë një dënim prej 15 vitesh burg deri në të përjetshëm.