Mediat në Malin e Zi kanë raportuar se Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, është kërcënuar nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj.
Vijesti shkruan se Dukaj u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi.
Por në momentin kur kjo nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit.
Sipas medias malazeze episodi ka ndodhur në kohën kur Dukaj ishte anëtar i qeverisë së Dritan Abazoviçit.
“Unë ia kam bërë të qartë atij mikut tim se nuk jam përgjegjës për këto çështje, por i kam premtuar se do të kontaktoj me miqtë e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të pyes për mundësitë ligjore që të jepet azili”, ka deklaruar Dukaj në deklarimet e dhëna përpara inspektorëve.
Dukaj ka refuzuar t’u tregojë inspektorëve se kush ishte shoku i tij nga Kosova që e lidhi me njerëzit e mafiozit turk.
Sipas informacioneve të “Vijesti”, ai është marrë në pyetje në fund të korrikut 2023, pasi Departamenti i Policisë Speciale (SPO) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) kanë marrë informacione se Camgoz po e kërcënonte seriozisht për një premtim të pambajtur.
Ministri i tha inspektorit se nuk i kishte premtuar ndihmë të dënuarit turk, por kishte frikë për jetën e tij pasi ishte i sigurt se Indrit Koleshi, me të cilin kishte biseduar përCamgozin, e kishte bërë këtë gjë në emër tij.
Gjatë seancës, ai shpjegoi se më 27 korrik të vitit të kaluar, derisa ishte në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ishte thirrur nga drejtori i policisë sekrete, Boris Mil?, dhe i kishte thënë që të mos lëvizte shumë dhe se për shkak të kërcënime serioze do të kishte një shoqërim policor të shtuar në Kosovë e Shqipëri, deri në kthimin në Mal të Zi.
Camgoz u arrestua në Podgoricë, më 6 korrik 2022 dhe policia malazeze njoftoi në atë kohë se ai kishte një pasaportë të falsifikuar me emrin Mehmet Ali Bayhan.
Bashkë me të u ndaluan edhe pesë shtetas të tjerë turq, ndërsa mediat turke më pas njoftuan se edhe ata ishin në kërkim nga autoritetet e tyre.
Camgoz dyshohet se është lider i një grupi të organizuar kriminal, i përfshirë në vrasje, plagosje, rrëmbim, ndalim, zhvatje dhe tortura të kryera në Izmir dhe rrethinat e qytetit.
“Binal Camgoz i tha një anëtari të lartë të klanit të Kavaçit se nuk e mbajta premtimin ndaj tij, prandaj duhet të më dërgonte një mesazh të fortë.
Camgozin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam pasur kontakte me të, por e di që aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale me dënim me burg, dhe se kundër tij është nisur procedura e ekstradimit në Turqi.
Dyshohet se ka një përfshirje të mundshme të Camgoz në vrasjen e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç”, thuhet në deklaratën e tij.
Dukaj pranoi se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me të.
Ai nuk e tha emrin e shokut nga Kosova, por zbuloi emrin e personit që ai i kërkoi të takonte.
Sipas Dukaj, ai u takua me shtetasin Indrit Kolleshi, i dënuar më parë për mashtrim në Shqipëri.
Ministri Dukaj, tha se ishte Indrit kolleshi që i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk, por që ai personalisht nuk premtoi asgjë konkret, thjesht interesim mbi rastin sipas procedurave dhe ligjeve të azilit./Vijesti