Partia Demokratike ka ofruar një marrëveshje për të ‘shpëtuar’ mandatin e deputetit Ervin Salianji. ZëRI ka siguruar një amendament që Partia Demokratike e ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një amendament ku kërkohet amnistimi i çdo personi që është dënuar me deri në 2 vite heqje lirie, të falet.
“Pushohen të gjitha çështjet penale të pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat e apelit, për veprat penale të kryera deri në datë 30.06.2023 për të cilat gjykatat e shkallëve të para kanë dhënë dënim me burgim deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të dënimeve për veprat penale të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni,”-shkruhet në amendament. Edhe pse nuk përmendet me emër, ky amendamend duket se është krijuar për vetë Salianjin, i cili për momentin është ende “peng” i një vendimi të Gjykatës së Apelit.
Aktualisht ai mban mbi shpinë një dënim me 1 vit heqje lirie pasi u shpall fajtor për “kallëzim të rremë” lidhur me të ashtuquajturën dosja “Babale”. Megjithatë, dosjen e tij e dërgoi në Apel, e nëse trupa gjykuese do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Por rrjedhimisht edhe mandatin e tij të deputetit. Kjo pasi nuk do të ketë mundësi që të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2025. Tani është në dorën e maxhorancës nëse do të vendosë që të kalojë këtë pikë shtesë që është propozuar nga Xhaferi. Në fund, u duhen votat e opozitës për të bërë 84 kartona jeshilë në mënyrë që të kalojnë për dekretim tek presidenti ligjin e amnistisë, nga i cili përfitojnë 700 të dënuar.
A do të jetë e gatshme opozita të bashkëpunojë me maxhorancës për të “shpëtuar” Salianjin?